Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka përplasur në rrugë një fëmijë 10 vjeç.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Lungomare, shumë afër zonës së Ujit të Ftohtë.
Fëmija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve por ende nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetsore.
Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan aksidentin.