“Reket”, Kiçeec dhe Todorovska merren në pyetje në Prokurori

416

Pensionistja Liljana Todorovska sot në mëngjes u morr në pyetje në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion për rastin “Reket”.

Todorovska është autor dhe nënshkruese e projektit për Qendër Evropiane të Lidhjes Ndërkombëtare, të Boki 13. Ndërkohë që u bë aktuale kur u morr vesh se ka nxjerr nga banka 720 mijë euro në bazë të një marrëveshjeje të “Lidhjes Ndërkombëtare” dhe N.D. Pelister.

Në pyetje nga Prokuroria sot u morr edhe Zoran Mileski-Kiçeec, i cili bashkë me Boki 13 u arrestua gjatë një tentimi për të braktisur vendin.

Comments