Millanov kërkon përjashtimin e Fetait nga lënda “Titanik 3”

438

Avokati i Ejup Alimit dhe Ismet Gurit, Elenko Millanov në rastin Titanik 3 kërkon ndërprerjen e procedurës gjyqësore dhe përjashtimin e Katica Janevës, Fatime Fetait dhe Gavrill Bubevskit nga lënda në fjalë.

Avokati Millanov gjatë seancës së sotme gjyqësore i tha gjykatës se trupi kompetent për të sjellë vendim lidhur me këtë kërkesë është Parlamenti, institucioni para të cilit Janeva jep llogari për punën e saj.

“Propozimin e bëjmë për shkak se ka përplasje mes prokurores së autorizuar të PSP-së dhe ndihmësve të saj, dhe kjo është e dukshme nga raportimet e ditëve të fundit në media. Mendoj se ky konfrontim ose mosmarrëveshje mes prokurorëve është bazë për ndërprerjen e procedurës derisa të merret vendimi”, tha avokati Elenko Millanov në seancën e sotme gjyqësore “Titanik 3”.

Comments