Kërdia me aksidente, makinat bëhen copa në Milot, në Elbasan përfundon në kanal
Tre aksidente rrugore të njëpasnjëshme janë shënuar pasditen e sotme në të gjithë vendin duke konfirmuar edhe njëherë se kjo është periudha më e rrezikshme e vitit në rrugët shqiptare.
Aksidenti i parë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç pranë zonës së njohur si Fushë Miloti.
Dy mjete janë përplasur me njëri tjetrin ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Nga ky aksident mbetën të lënduar, jashtë rrezikut për jetën, dy persona.
Ndërsa pak momente më pas një aksident është shënuar në Mamurras. Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri i saj.
Një tjetër automjet ka dalë nga rruga pranë qendrës së qytetit të Elbasanit dhe më pas është përmbysur në kanal.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të saj.