Izet Zeqiri
Qeveria nuk e ka punën për tu lavdëruar në plan ekonomik. Ngarkesa permanente me borxh dhe jo menaxhimi i borxhit publik dhe risqeve që vinë si rezultat i tij janë të një rëndësie strategjike për stabilitetin financiar të vendit. Nga viti në vit në vend që të kemi zvogëlim të nivelit të borxhit publik (si % kundrejt PBB) ne kemi rritje, gjë që dëshmon se premtimet e kësaj qeverie nuk po shkojn drejt parametrave të synuar.
Niveli i borxhit të jashtëm publik është rritur në nivelin 3.537.8 milion euro në vitin 2018 dhe njëkohësisht edhe borxhi i brendshëm shënon rritje në 1644.4 milion euro. Në vitin 2019 borxhi ka arritur 5.300 milion euro. Kjo tregon se kjo qeveri është larg trendit që të çon në përmbushjen e objektivave strategjike të vendosura. Rritja e portofolit të huas së jashtme dhe të brendshme dhe ngarkesa me borxhe të reja për pagesën e borxheve të vjetra siç vepron kjo qeveri, mban në ekspozim të lartë krizën ekonomike në vend.
Aktualisht nuk ka korrelacion midis ngarkesës me borxh në njërën anë dhe investimeve kapitale në anën tjetër. Asgjë kapitale nuk asht duke u ndërtuar. Ajo që ishte më e rëndësishmes dhe me prioritet rruga Kërçovë- Ohër është e paralizuar dhe asgjë nuk ndërtohet.