Ahmeti: Dikur PDK thoshte se nuk ka korrupsion, tani po duan ta luftojnë

489
fresco

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë në pushtet gjatë gjithë periudhës së pavarësisë.

Ai përmes ‘Facebook’ ka shkruar se dikur PDK thoshte që në Kosovë nuk ka korrupsion ndërsa tani e kanë prioritet luftimin e tij.

“Gjatë gjithë kësaj kohe kanë mohuar se në Kosovë ka korrupcion. Na thonin se është vetëm percepcion. ” Janë propaganda të opozitës”, thonin. Tani, PDK po e thotë që prioriteti numër 1 për ta është lufta kundër korrupcionit. Në qoftë se nuk ka ekzistu, çka do të luftojnë? A nuk po e kuptojnë që me këtë po e pranojnë që ka pas korrupcion, bile edhe shumë, meqenëse është prioriteti numër 1”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thënë se tani mbetet të tregojnë se kush e ka fajin, Hashim Thaçi, Adem Grabovci apo dikush që ka marrë vendime në PDK.

Comments