Votimi i ligjit për gjuhën shqipe ishte arritja më e madhe që doli nga bashkëpunimi dhe vendosshmëria e partive politike shqiptare në fillim të formimit të qeverisë nga ana e kryeministrit Zoran Zaev shkruan zhurnal.mk në editorialin e sotëm . Edhe pse kishte bërë shumë zhurmë në opinion, guximi dhe votat e shumicës e bënë realitet zyrtarizimin (avancimin) e gjuhës shqipe në nivlein më të lartë të mundshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Menjeherë pas hyrjes në fuqi të Ligjit, edhe pse kishte pritje të gjatë dhe obstruksione nga qarqe të ndryshme, qveria dhe të gjitha institucionet shtetërore vendosën të ndryshojnë logot, emrat, vulat dhe të gjitha nishanet tjera, me qëllim respektimin e gjuhës shqipe.
Si detyrim i miratimit të këtij Ligji u themelua edhe Inspektoriati për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve, ku për drejtor të saj u zgjodh profesori universitar Ylber Sela.
Ngecje në labirinthet e Kuvendit
Komisioni për sistem juridik, ku kaloi leximi i parë i Ligjit për krijimin e Inspektoriatit për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve gjatë debatit të ashpër hapi dilemat e para se si në të vërtetë do të funksionojë ky inspektorat.
BDI këmbëngul për ndryshime në disa nene për të precizuar institucionet të cilat duhet ta zbatojnë ligjin dhe të parashihen dënimet për ata që nuk e zbatojnë.
Opozita maqedonase këmbëngul se ligji po sillet me nxitim dhe ka shumë mangësi
Drejtori Sela ka theksuar që partia e tij është e interesuar që Ligji për Inspektoratin e Gjuhës të mos ketë zbraztira dhe mangësi, prandaj kërkon nga deputetët në Kuvend të japin propozime që të bëhet ashtu sic duhet.
Inspektorati duhet të fomrohet sa më shpejtë, sepse pas 14 janarit fillon faza e dytë që parasheh institucionet t’i harmonizojnë ligjet për përdorimin e gjuhëve.
Në ligj parashihet që të ketë gjoba për institucionet të cilat nuk do ta zbatojnë dhe në fakt ky duhet të jetë thelbi i ligjit në fjalë.
A mund të dështojë ligji për gjuhën shqipe!
Opozita maqedonase që nga fillimi e ka kontestuar miratimin e këtij ligji, duke e quajtur atë fillimisht si pjesë e “platformës së Tiranës”, si kërkesë e tepër e shqiptarëve, si kërcënim për maqedonasit etj. Edhe pas miratimit të ligjit në Kuvend, opozita maqedonase tani konsideron se është herët për krijimin e një Inspektoriati për zbatimin e ligjit të gjuhëve dhejanë kundër vendosjes së gjobave, për ata që nuk e respektojnë ligjin.
Me këtë goditje të tyre, opozita maqedonase kërkon që ligji mos të respektohet njëjtë nga të gjithë, por të lihet nën mëshirën e vetë drejtuesit të institucioneve. Kjo do të prodhojë pasoja të rënda, e në fakt nuk do të dallojë asgjë nga ligji aktual ku raste të tilla janë të shumta dhe ligji zbatohet nga vullneti i mirë.
Por, pengesat dhe bllokimet e vazhdueshme të opozitës maqedonase janë të qëllimta, duke tentuar që në emër të nacionalizimit, gjuhën shqipe ta përdorin sërish si problematikë para votuesve maqedonas dhe në rast të ndryshimit të pushtetit ata të hakmerren ndaj gjuhësshqipe.
Në aspektin politik kjo tentativë mund të duket e këndshme për periudhë parazgjedhore, por do të ishte një vetvrasje politike nëse opozita maqedonase do ta ndryshonte ligjin për gjuhën shqipe, ose do ta shkrinte Inspektoriatin për zbatimin e saj.
Kuvendi dhe partitë shqiptare të vihen në aksion
Partitë shqiptare duket se e kanë lënë në harresë zbtimin e ligjit të gjuhës shqipe me të cilin u krenuan se kanë realizuar një të arritur të madhe. Por, populli thotë që një punë e lënë përgjysmë është me e keqese nga ajo që s’e ke filluar aspak.
Duke parë situatën politike, kryeparlamentari Xhaferri dhe formacionetpolitike duhet të përshpejtojnë të gjitha procedurat me qëllim që zbatimi i ligjit për gjuhën shqipe të shkëlqejë dhe funksionojë ashtu siç është paraparë.
Por, në fakt a ka edhe parti shqiptare që janë futur në kalkulime që sërish ligjin për gjuhët ta shfrytëzojnë si premtim zgjedhor! Zhurnal.mk
Comments
