Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj deklaroi  se vizioni i tyre do të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit informon Faktiditor.ch.

Limaj në Vushtrri ku pati tubim elektoral me qytetarët e kësaj ane theksoi se ata janë kthyer në një shpresë për gjitha ato familje që kanë nevojë për shtetin.“Kësaj energjie politike, këtij vizioni politik, i cili do të jetë fitues, sepse s’ka rrugë tjetër, ky vizion do të fitojë sepse s’ka rrugë tjetër për të bërë shtetin. A ka gjë më krenare për ne që qytetarët të na bashkohen cep më cep Kosovës”, tha ai.Limaj duke folur për sloganin e tyre “Bashkë për shtetin” u shpreh se duhet bërë bashkë për t’i kthyer dinjitetin Kosovës me zhvillim ekonomik, drejtësi dhe paketë sociale.