Gazetaria dhe politika janë shumë afër njëra-tjetrës,ata në një mënyrë ose tjetër plotësohen .Kohëve të fundit shumë gazetarë provojnë politikën dhe kjo është mirë për këtë të fundit sepse ata njohin mirë këtë terren informon Faktiditor .ch.
Shembulli i kësaj është edhe Kastriot Sylejmani që në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ai kandidon në zonën e Vitisë që gëzon një mbështetje shumë të madhe atje .Sylejmani poashtu është një figurë e respektuar edhe nga krerët më të lartë të partisë Nisma e drejtuar nga Fatmir Limaj ,kandidat për kryeministër në këto zgjedhje që mbahen më 6 tetor .
Po kush është në fakt Kastriot Sylejmani?Faktiditor ju sjellë një biografi të tij në vazhdim :
Kastriot Sylejmani, është nga fshati Vërban, komuna e Vitisë i lindur më 09 janar të vitit 1983. Shkollën fillore ka përfunduar në vendlindje, gjimnazin drejtim matematikë-natyrorë në Viti. Studimet për gazetari ka përfunduar në vitin 2005. Nga viti 2003 ka studiuar për Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Filologjisë. Studimet posdiplomike i ka vazhduar në drejtimin e gazetarisë televizive. Ende pa i përfunduar studimet themelore punësohet si gazetar në kompaninë KOHA (Kohavision – KTV). Për periudhën 14 vjeçare sa ka qenë në KTV për rreth 8 vjet ka mbajtur pozitën e redaktorit. Gjatë punës si gazetar e pastaj edhe si redaktor i lajmeve është shquar për profesionalizën, korrektësi dhe përkushtim. Ka qenë pjesë e raportimit për të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet politike 2004-2017. Në fund të vitit 2017 ka nderprerë punën në kompaninë KOHA dhe angazhohet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë si këshilltar politik për media i ministrit. Pas 6 muajve ka kaluar në pozitën e këshilltarit të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Në shkurt të vitit 2019 emërohet këshilltar politik i zv.kryeministrit, Fatmir Limaj. Në maj të 2018-së zyrtarisht bëhet pjesë e NISMA-s Socialdemokrate dhe emërohet koordinator i Degës në Viti dhe zgjidhet anëtar i Kryesisë Qendrore. Në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit 2019 është kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe mbanë numrin #44.