E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 29 vjeçari

548

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë Shëngjin. Një automjet i drejtuar nga një 19-vjeçar me inicialet E.M ka aksidentuar një kalimtar të rastit, banues në Tropojë.

Nga përplasja e fortë mësohet se 29-vjeçari me inicialet F.P ka humbur jetën në vend. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të metejshme hetimore procedurale.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Comments