Albin Kurti: Nëse nuk bëhet koalicioni VV-LDK, shkojmë prapë në zgjedhje

499

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë në KTV ka thënë se takimi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafen dhe kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani pritet të mbahet të enjten.Ai ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në atëherë vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje.“Ose të bëhet koalicioni VV-LDK ose po shkojmë në zgjedhje prapë”, tha Kurti duke përjashtuar mundësinë për formimin e koalicionit me ndonjë parti të tjetër.

“Dje kam kontaktuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe me kandidaten për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmanin.

Kam kërkuar nga ta që të takohemi ose sot ose në ditët në vijim. Sipas të gjitha gjasave, takimi do të jetë enjten, që të mos humbim kohë, që të fillojmë bisedimet për koalicion e ardhshëm qeverisës”, u shpreh ai, dy ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.Ai gjithashtu shtoi se PDK-ja dhe Lista Serbe duhet të jenë në opozitë pasi që sipas tij, të dy këto subjekte politike janë më shumë ‘shtete se parti’.

Comments