Agim Veliu ‘godet’ Vjosa Osmanin: Ishim më të fortë pa ty

482
fresco

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, nuk duket i kënaqur me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit. Për këtë, ai ia hedh fajin kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmanit dhe ekipit të saj të fushatës. Veliu thotë se LDK ka qenë në përqindje më mirë në zgjedhjet e kaluara se tash. Ai është skeptik edhe për një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Ai në një bisedë për Express, ka folur për të dyja këto çështje.

“LDK nuk ka dalë mirë. LDK nuk ka humbë se nuk ka qenë në pushtet, po LDK nuk ka fituar edhe përqindja e këtyre zgjedhjeve edhe pse dikush po mundohet me prezantuar sikur rritje LDK në përqindje nuk ka rritje, që në dy palë zgjedhje të kaluara LDK ka qenë në përqindje më e madhe se sa që e ka përqindjen tash. Në zgjedhjet e kaluara nacionale ka qenë në përqindje më e madhe”, thotë Veliu, derisa, i njëjti thotë se ka disa faktorë se pse LDK doli si parti në zgjedhje, e për këtë duhet të pyetur ekipi zgjedhor e vetë Vjosa Osmani.

“Këtu ka shumë faktorë nuk është vetëm një, sigurisht këtë pyetje duhet me ja shtu në radhë të parë kandidates edhe ekipit. Unë ende nuk e kam një vlerësim të qartë, jam ka punoj në këtë drejtim, sigurisht do të mblidhen organet e partisë do ta shqyrtojnë krejt ecurinë edhe sigurisht do ta kemi një qëndrim do të vijmë te një e vërtetë”, ka thënë ai për Express.

Nënkryetari i LDK-së, ka dyshime edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Veliu thotë se të dy partitë kanë dallime në programe.

“Vallai shtirë e ka se programet tona janë të ndryshme edhe pse prapë këtu dikush po mundohet me paraqitë se këto janë të njëjta. Programet tona janë shumë të ndryshme edhe si parti edhe nuk do të jetë e lehtë, po duhet me bisedu edhe me bë përpjekje me u afru nëse ka ndonjë mundësi, nëse ka hapësirë”, shton, derisa, komenton edhe takimin e djeshëm të bërë në mes të krerëve të dy partive.

“Ne fillimisht edhe pse ka ndodhë një takim i parë që nuk është diskutu faktikisht ndonjë modalitet, ne do ta diskutojmë në organet e partisë, edhe do të marrim vendim çdo vendim të partisë e respektoj”, shton ai.

Comments