Kthehet nga dasma e vajzës, babai gjen vdekjen
Një aksident rrugor i mori jetën një shqiptari në Itali.
65-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke u kthyer nga dasma e vajzës të tij.
Në momentin e aksidentit ndodhej në makinë sëbashku me gruan dhe vajzën tjetër. Mjeti me të cilin po udhëtonte, u përplas me një veturë tjetër, duke lënë të plagosur drejtuesen e saj. Plagë nga aksidenti mori edhe vajza e shqiptarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në komunën Gioia Tauro në Kalabria.