Shtëpia e Bardhë akuzon mediat për manipulim me fotografitë e turmës në inaugurim

184
fresco

50

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të tolerojë “sulmet e padrejta” të mediave ndaj Presidentit të ri Donald Trump.

Një ditë pasi presidenti i ri amerikan vizitoi zyrat e CIA-s për të akuzuar mediat për shpifje për numrat e qytetarëve në inaugurimin e tij, shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë, Reince Priebus ka deklaruar se këto raportime janë “sulme”.

“Qëllimi nuk është madhësia e turmës. Qëllimi është te sulmet dhe te tentimet për të deligjitimizuar këtë president. Dhe nuk do të rrimë ulur e t’i pranojmë si të tilla”, ka thënë Priebus për “Fox News”, transmeton koha.net.

Ai ka akuzuar mediat për manipulim të fotografive që tregonin se turma e mbledhur për inaugurimin e Trumpit ishte shumë më e vogël në krahasim me vitin 2009 kur ishte betuar Barack Obama.

Comments