Policia e Kosovës pas një pune operative kanë gjetur gjashtë paketime me një kilogram e treqind e njëzetë e katër gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Sipas Policisë marihuana ishte fshehur në një gomë të veturës dhe i dyshuari do ta dërgonte në Serbi.
Lidhur me rastin janë kryer bastisje në dy lokacione por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari i njohur për policinë ndodhet në arrati.