


Përfaqësuesit më të lartë të Beogradit dhe të Prishtinës do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar çështje dhe shqetësime të veçanta, dhe është e rëndësishme për të riafirmuar angazhimet dhe detyrimet e të dyja palëve në dialog, tha sot Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini.
Kocijançiç tha për mediat para dialogut këtë mbrëmje, se pret ardhjen e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe homologun e tij Hashim Thaçi.