Digjet prona e gazetarit në Prilep

319
Digjet prona e gazetarit në Prilep

Mbrëmë rreth orës 23 , persona të panjohur kanë djegur me benzinë garazhën e gazetarit nga Prilepi, korespodent për javoren ‘Fokus’ Zoran Milloshovski, transmeton Aktuale.mk

Zjarrin e ka vërejtur fqiu i Milloshovskit, automobili i të cilit ka qenë i parkuar aty pranë. Ai menjëherë ka lajmëruar policinë.

Nga policia thonë se duke hetuar rastin, dhe pas informacioneve të marra do të dalin me komunikatë.

 

Comments