Kocijanciq: Takimi i mbrëmshëm, rezultati kryesor i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq ka vlerësuar se ndërprerja e tensioneve dhe mirëmbajtja e diskutimeve publike që janë bërë mbrëmë, janë rezultati kryesor i bisedimeve mes udhëheqësve të Prishtinës dhe Beogradit, pasi, siç tha ajo për fat të keq jo të gjithë e arrijnë këtë, transmeton Indeksonline.
Kocijanciq përmes një deklaratë të lëshuar sot, ka ripërsëritur mirënjohjen që shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini u dërgon liderëve politikë të Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas saj ky takim konsiderohet të ketë qenë takim konstruktiv i dialogut që u zhvillua mbrëmë./Indeksonline/