Aleanca për Shqiptarët reagon: Çdo financim pa zbardhje të rastit, provokon shqiptarët

202

Në qoftë se informacionet e publikuara në mediat e vendit, për parashikim mjetesh në Buxhetin e shtetit, rreth financimit të një filmi për ngjarjet e Liqenit të Smillkovës janë të vërteta, atëherë e dënojmë ashpër këtë akt. Realizimi i një projekti të tillë para se të zbardhet e vërteta, paraqet provokim ndaj popullit shtetformues shqiptar dhe tentim për të devijuar dhe shtrembëruar të vërtetën. Rasti në fjalë është i veçantë dhe tepër i ndjeshëm, reagon Aleanca për Shqiptarët.

“Dyshimet tona për montim politik të këtij rasti, janë të mëdha, prandaj jemi kundër çfarëdo lloj financimi dhe lejimi të një projekti të tillë filmik. Çdo projekt i tillë filmik i financuar nga paratë e qytetarëve, do t’i përkeqësonte edhe me tepër. Me keqardhje konstatojmë se edhe përkundër zërave se kjo vrasja në Smillkovë ka qënë e montuar, si pasojë e së cilës në një proces shumë të dyshimtë dhe me mungesa të shumta, u dënuan shqiptarë, që sipas nesh janë të pafajshëm. Ata shqiptarë, të paktën meritojnë një gjykim të drejtë, jo nga ky gjyqësor i sotëm i kapur nga pushteti:, thuhet në reagimin e Aleancës.

Prokuroria Speciale Publike dhe njësitë speciale të gjykatave, vazhdojnë të jenë kusht i Aleancës për Shqiptarët e që për detyrë do të kenë edhe zgjidhjen e këtyre rasteve tepër marrëdhëniet ndëretnike, si dhe do te përbënte provokim për rastin në fjalë i cili dyshohet të jetë i montuar dhe i inskenuar.

Comments