Mori veturën kompensim për fajde, përfundoi në burg

255

Image result for arrestim

Në Prizren policia dje ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar një veturë të marrë kompensim për fajde, transmeton koha.net.

Më 25 janar, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka arrestuar një mashkull K/shqiptar, nën dyshimin e bazuar se ia ka marrë viktimës mashkull K/shqiptar veturën si kompensim i parave të dhëna me fajde.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar sekuestrimin e automjetit, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.

Comments