
Presidenti amerikan, Donald Trump zotohet të shpëtojë mijëra jetë, miliona vende pune dhe miliarda dollarë përmes ndërtimit të një muri në kufirin me Meksikën.
“Një komb pa kufij nuk është komb”, deklaroi presidenti amerikan,Trump për agjentët patrullë të kufirit dhe personelit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare pas nënshkrimit të një urdhri ku kërkohet ndërtimi i menjëhershëm i një muri.
Trump zotohet të mbështesë shpenzimet për agjentët e emigracionit dhe të godasë kriminelët që kanë hyrë në vend ilegalisht.