MPB fillon rekonstruimin e hapësirave për shërbime civile në Tetovë

Ministria e punëve të brendshme nga sot në qytetin e Tetovës ka filluar me rekonstruimin e hapësirave për shërbime civile, informon Zhurnal.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Agim Nuhiu i cili ka qenë i pranishëm në Tetovë ku edhe ka filluar renovimi i objekteve.
“Ishim në hapësirat e SPB – Tetovë. Vendosëm që këto objekte t`i ngelin më historisë! Filluam rinovimin infrastrukturor të hapësirave ku jepen shërbimet civile administrative. Qytetarët dhe punonjësit e Tetovës meritojnë edhe më shumë”, ka thënë kështu ministri Nuhiu.