Zbulohet identiteti i personit që u gjet i mbytur në Golem (Video)

241
fresco
screenshot_1

Në video shfaqet vendi buzë Adriatikut ku u gjend trupi i pajetë i një të moshuari mëngjesin e sotëm në bregdetin e Golemit.

Burime të policisë bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Bashkim Maliqati, 77 vjeç, banor i qytetit të Kavajës.
Njerëzit që bënin xhiron në mëngjes kanë konstatuar trupin e pajetë, në breg dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë e rendit.

Burime nga policia e Kavajës, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, bënë me dije se viktima është mbytur në det, në afërsi të Malit të Robit.

77-vjeçari ishte larguar pasditen e djeshme nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më, raporton DurresLajm.

Blutë nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës dhe nga hetimet e para mësohet se kemi të bëjmë me një mbytje aksidentale.

Comments