

Policia e shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë dorëzuar 43 armë zjarri, 15570 fishekë, 23 granata, 1 minë antitank, 2 kallëp tritol e fitil zjarrpercjelles.
Kuçovë:
Në Komisariatin e Policisë Kuçovë 24 armë zjarri, 23 granata, 2 kallëpe tritol, 1 minë kundratank dhe 8800 fishekë.
Dibër:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Gjatë 24 orëve të fundit.
Dorëzohen 7 armë zjarri dhe 650 fishekë.
-Në Komisariatin e Policisë Mat dorëzohen 5 armë zjarri dhe 630 fishekë.
-Në Stacionin e Policisë Klos dorëzohen 2 armë zjarri dhe 20 fishekë.
Lezhë:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lezhë 2 automatikë dhe 3500 fishekë.
Qarku Shkodër:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve
Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun Shkodër dorëzohen gjithsej 7 armë zjarri, 2520 fishekë dhe konkretisht:
Në Komisariatin e Policisë Shkodër, 3 armë zjarri dhe 120 fishekë
Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, 2 automatikë, 1 mitroloz i lehtë dhe 200 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës, 1 armë zjarri dhe 2200 fishekë
Krujë:
Vijon dorëzimi vullnetar I armëve.Dorëzohen edhe 3 armë zjarri të tjera që mbaheshin pa leje si dhe 100 fishekë luftarakë.
Policia e Shtetit falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin në dorëzimin vullnetar të armëve, si dhe për thirrjen që ata iu drejtojnë banorëve të tjerë për të dorëzuar armët.
Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje në banesat e tyre t’i dorëzojnë pranë Komisariateve të Policisë brenda datës 30 Prill.