Ristani sulmon Tahirin: Balili strehohet në Tepelenë, ju e dini kush e strehon!

Gjatë një konference për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, ka denoncuar se Klemend Balili i shumëkërkuari nga Policia e Shtetit është i fshehur në Tepelenë.
Sipas Ristanit, Klemend Balili po ruhet nga kryetari i Bashkisë Tërmet Peçi dhe drejtori i transporteve në Gjirokastër.
Ristani këto fakte ia drejtoi Qeverisë dhe Policisë së Shtetit e cila dje ushtroi kontroll në Gjirokastër dhe Devoll por nuk rezultoi në arrestimin e Balilit./albeu.com/

