Irani: Vendimi i Trump një ‘dhuratë për ekstremistët’

198

Irani: Vendimi i Trump një 'dhuratë për ekstremistët'

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për ndalimin e shtetasve të shtatë vendeve myslimane duke përfshirë dhe Iranin është një dhuratë për ekstremistët, konfirmoi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.

“Dekreti i presidentit amerikan do të shihet në histori si një dhuratë e madhe për ektremistët dhe mbështetësit e tyre”, theksoi Zarif në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Trump nënshkroi të premten një dekret për ndalimin për tre muaj të hyrjes në SHBA të shtetasve të shtatë vendeve myslimane, Irak, Iran, Libi, Somali, Sudan, Siri dhe Jemen.

Irani vendosi dje aplikimin e parimit të reciprocitetit pas këtij njoftimi.

Comments