Për herë të parë në shkollat e Turqisë mësohet gjuha shqipe

210

Nga viti shkollor 2017-2018 në Turqi gjuha shqipe do të mësohet si lëndë zgjedhore. Kjo ka ardhur si kërkesë e kamotshme për ta mësuar gjuhën shqipe, raporton Kosova Post.

Tashmë kanë filluar aplikimet për studentët që duan të zgjedhin këtë lëndë në shkolla nga viti shkollor 2017-2018, studentët të cilët dëshirojnë për të zgjedhur këtë lëndë zgjedhore do të bëjnë kërkesat e tyre në shkollat ku gjinden.

Zëvendësministri i Arsimit Orhan Erdem tha se “në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi për këtë çështje mes dy vendeve. Unë e di se çfarë do të thotë të mësosh në gjuhën tënde në një vend tjetër. Mendoj se ne do të kemi për të lidhur shpirtin e të dy vendeve në këtë mënyrë”, tha ai.

Comments