Transferet e janarit

292
fresco

 

 

 

N’ZONZI NËNSHKRUAN PËR KLUBIN E MADH EVROPIAN

Steven N’Zonzi ka vazhduar kontratën në Sevilla deri më 2020, ka njoftuar klubi spanjoll.

 

———————————————————————————————————-

HUAZIM

BASHAKSHEHIR HUAZON CIKALLESHIN

Skuadra e Bashakshehirspor ka vendosur që të huazojë Sokol Cikalleshin te skuadra e Akhisar Belediyespor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi nuk gjente hapësirën e duhur kohëve të fundit te skuadra e Bashakshehir, ashtu që drejtuesit e skuadrës vendosën që të huazojnë atë te skuadra e Superligës, Akhisar Belediyespor, që aktualisht pozicionohet në vendin e 13-të.

 

————————————————————————————————————

TASHETHEMË

DYBALA: LAMTUMIRË JUVENTUS!

Duket se rrugët e Paolo Dybalës dhe Juventusit po shkojnë drejt ndarjes. Sulmuesi argjentinas është i pakënaqur nga trajtimi ekonomik që po i bëhet te bardhezinjtë dhe duket se ka marrë vendimin për tu larguar.

 

————————————————————————————————————

ZYRTARE

ZYRTARE: ADEBAJOR PJESË E BASHAKSHEHIRSPOR

Ish-sulmuesi i Mançester Sitit dhe Arsenalit, Emanuel Adebajor ditën e sotme ka zyrtarizuar transferimin në Turqi te skuadra e Istanbul Bashakshehirspor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi turk, ndërsa futbollisti nga  Togo pasi kaloi testet mjekësore ka vënë firmën me skuadrën turke deri në vitin 2018.

 

————————————————————————————————————

ZYRTARE

BUNJAKI I BASHKOHET CELINËS TE TUENTE

Enis Bunjaki edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra holandeze e Tuentes.

Ish-lojtari i Ajntrhat Frankfurtit ka kompletuar transferimin e tij te skuadra elitare holandeze, ku do të gjejë bashkëkombasin e tij, Bersant Celinën.

 

————————————————————————————————————

ZYRTARE

ILIR AZEMI BËHET ME SKUADËR TË RE

Sulmuesi kosovar, Ilir Azemi pas disa vitesh është larguar nga Grojter Furt, pjesë e së cilës skuadër është që nga viti 2012-të. Sulmuesi llapjan është huauzar te skuadra e ligës së tretë gjermane, Holshtein Kiel, te e cila skuadër do të luaj në 6 muajt e ardhshëm.

 

————————————————————————————————————

ZYRTARE

AGIM ZEKA TRANSFEROHET TE SKUADRA FRANCEZE E LILLES

Mesfushori kosovar, Agim Zeka, i cili së fundmi ishte pjesë e kampionëve nq fuqi të Shqipërisë, Skënderbeut, karrierën e tij e ka vazhduar në Francë e skuadra e njohur e Lilles.

 

————————————————————————————————————

REALI ZBULON DY PËRFORCIMET E REJA (FOTO)

Pas konsultimeve në bordin drejtues skuadra e Real Madrid në fund të sezonit ka vendosur të rikthejë dy futbollistë në “Santiago Bernabeu”.

Bëhet fjalë për Marcos Llorente dhe Jesus Vallejo të cilët janë huazuar respektivisht te Alaves dhe Eintracht Frankfurt, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Të dy lojtarët pritet që sezonin e ardhshëm të jenë pjesë e skuadrës A te ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane.

 

————————————————————————————————————

ZYRTARE

NDERIM NEXHIPI TRANSFEROHET TE DRITA E GILANIT

Nderim Nexhipi edhe zyrtarisht ka vendosur të veshë fanellën e skuadrës së Dritës nga Gjilani që garon në elitën e futbollit kosovar.

Nexhipi pjesë e të “kaltërve” do të jetë në 6 muajt e rradhës, ku pritet të ndihmojë Dritën në arritjen e objektivave.

 

————————————————————————————————————

ZYRTARE

DEMBA BA RIKTHEHET TE BESHIKTASHI

Gjiganti turk, Beshiktash ka njoftuar se e ka huazuar sulmuesin senegalez, Demba Ba nga ekipi kinez, Shanghai Shenhua.

————————————————————————————————————

ZYRTARE

HESE RODRIGEZ RIKTHEHET NË LA LIGA

Las Palmas konfirmoi transferimin e Hese Rodrigez nga rradhët e Paris Sen Zhermenit. Ai te skuadra spanjolle do të luajë në formë huazimi deri në mbyllje të sezonit 2016/17.

————————————————————————————————————

ZYRTARE

OKAMPOS VESHË FANELLËN E MILANIT

Okampos në “San Siro” do të luaj në formë huazimi deri me 30 qershor të vitit 2017-të. Ai është huazuar nga skuadra franceze e Olimpikut të Marsejës,

 


– Mbrojtësi i Çelzit, Branislav Ivanoviç është duke kaluar teste mjekësore tek Zenit Petersburg.

– Arsenali kompleton transferimin e të rinjëve Chuba Abcom dhe Ismael Benancer.

– Napoli kompleton transferimin më të ri, lojtarin Alessio Zerbin

–  Interi ka njoftuar se ka transferuar qendër mbrojtësin australian, Trent Sainsbury nga ekipi kinez, Jiangsu Suning, në formë huazimi deri në fund të sezonit. 25 vjeçari do të zëvendësoi Andrea Ranokhian, i cili është huazuar te Hull Siti.

– Pato ka finalizuar transferimin e tij te skuadra kineze e Tianjin Quanjian, skuadër kjo e cila udhëhiqet nga italliani, Fabio Kanavaro. Nga shitja e brazilianit skuadra e Viljarealit do të përfitojë plotë 18 milion euro.

THASHETHEMË

FERDINAND RIKTHEHET TË LUAJ SËRISH NË PREMIERLIGË!!!

Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtedit, Rio Ferdinand, do t’i rikthehet futbollit.

Sipas mediave britanike, të cilat i referohen edhe një video të postuar nga ana e vetë futbollistit anglez në “Twitter”, 38-vjeçari mendohet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën e Kristal Palas.

 


– Hese Rodriguez kalon me sukses testet mjekësore tek Las Palmas.

– Salvatore Sirigu edhe zyrtarisht është transferuar  nga PSZH-ja tek skuadra spanjolle e Osasunas.

– Barcelona zyrtarizoi transferimin e lojtarit më të ri, Santiago Bueno.

ZYRTARE

EBONG, FUTBOLLISTI QË KËRKOHEJ MË PARË NGA SHKËNDIJA, PËRFUNDON TE KUKËSI

Kufre Ebong, sulmuesi nigerian i cili më parë kërkohej nga Shkëndija, ka përfunduar në rradhët e skuadrës së Kukësit nga Superliga Shqiptare.

 

Comments