Kancelarja Merkel letër falënderimi imamit nga Shkupi (FOTO)

189

Kancelarja Merkel letër falënderimi imamit nga Shkupi (FOTO)

Kancelarja gjermane Angela Merkel përmes një letre ka falënderuar imamin nga Shkupi Benjamin Idrizi, kryetar i “Forumit Islam në Mynih” dhe imam i xhamisë në Penzberg, njoftoi TV Shenja e Shkupit.

Kancelarja Merkel në shkresën e saj dërguar Idrizit shpreh mirënjohje për angazhimin e tij në ndërtimin e bashkëjetesës dhe solidaritetit me komunitetet e ndryshme fetare në Gjermani.

Ajo po ashtu çmon lart rolin e komuniteteve të tilla në parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit.

Benjamin Idrizi ishte përpilues i deklaratës “Jo në emër të Allahut – Dhe jo në emrin tonë”, ndërsa përmes kësaj deklarate Imamët dënuan ekstremizmin, keqpërdorimin e fesë, dhe sulmet terroriste. Deklarata në fjalë mëton të sqarojë qëndrimin e Islamit ndaj dhunës dhe rolin e tij në afirmimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës.

Bejamin Idrizi përveç aktiviteteve të tij në Gjermani është edhe drejtor i “Fondacionit Qendra e Civilizimit Islam- FOCIC” me seli në Shkup.

Comments