“Mos më prek”/ Momenti kur familjarët marrin vesh se xhaxhai ka vrarë djalin e shtëpisë (Video)
Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e sotme ne Fushe-Kruje, ku xhaxhai ka vrare nipin. Jetmir Halili, 41 vjec mbeti i vdekur pasi u qellua me arme nga 57 vjecari Shkelqim Halili.
Pasi familjaret kane marre vesh lajmin e kobshem, te pikelluar, por edhe te revoltuar ata kane vene kujen ne rrugen perpara shtepise. Ende nuk dihen rrethanat e kesaj ngjarjeje te rende, nderkaq policia ka njoftuar se autori eshte arrestuar.
Njoftimi i Policise
Fushë Krujë
Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes