Trump i “bërtet” e pastaj ia mbyll telefonin kryeministrit të Australisë

231

Raportohet se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka “bërtitur” kryeministrit të Australisë gjatë një bisede telefonike dhe pastaj ia ka mbyllur telefonin.

Washington Post raporton se Trump i ka bërtitur kryeministrit të Australisë, Malcolm Turnbull, për shkak se ky i fundit kishte insistuar se SHBA-ja duhet ta lë të paprekur marrëveshjen për refugjatët të arritur mes Australisë dhe Barack Obamas.

Trump madje e ka quajtur bisedën telefonike me Turnbull si më të keqen deri më tani. Trump ka pasur biseda telefonike me disa liderë të rëndësishëm botërorë, përfshirë dhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Comments