LSDM: Kurir të tërheq lajmin e rrejshëm për kryetarin Zaev, në të kundërtën do të denoncojmë

Shkup, 2 shkurt – Mediat e Nikolla Gruevskit me asgjë nuk mund të fshehin dështimin e tyre për të formuar qeverinë dhe frikën e madhe të tyre për përcaktimin e qytetarëve për ndryshim dhe drejtësi në Maqedoni, thuhet sot në reagimin e LSDM-së ndaj portalit “Kurir”, duke theksuar se është shpifje nga “Kurir” se kryetari Zoran Zaev ka qenë në takim tek prokurorja Lençe Ristovska.
Kërkojmë nga Kurir që menjëherë të largojë lajmin e rrejshëm dhe të kërkojë falje, dhe këtë ta bëjnë edhe mediat tjera që kanë përcjellë këtë lajm të rrejshëm, në të kundërtën do të paraqesim padi penale për shpifje.
Lideri i LSDM-së, Zaev si çdo qytetar tjetër i Maqedonisë ka të drejtë të lëvizë i lirshëm dhe është gënjeshtër se ka qenë në adresën ose në lagjen ku jeton prokurorja Ristovska siç shkruan Kurir.