AHMETI: Në BDI nuk ka krah kush është me LSDM-në apo kush me VMRO-në

236
fresco
AHMETI: Në BDI nuk ka krah kush është me LSDM-në apo kush me VMRO-në

Në BDI nuk ka krah kush është me LSDM apo kush është me VMRO-në, por në BDI të gjithë janë të përkushtuar për një zgjidhje më të mirë dhe të drejtë, ka thënë numri një i BDI-së Ali Ahmeti në bisedën për Zig zag në Tv Art.

“Nënkryetarët nuk kanë shkuar atje kokë më vete. Përgjigja ime ishte në një deklaratë timen se unë e di se ku janë njerëzit e mi dhe se nuk kanë shkuar pa dijen time. Nuk i ikim asnjë takimi as me VMRO-në e as me LSDM-në. Pra në BDI nuk është mbyll debati. Me VMRO-në u mbyll ky kapitull, vijon me LSDM-në, do bisedojmë, ashtuqë i kemi hapur në fazën fillestare dhe gjithçka është në lëvizje”, ka thënë Ahmeti

Comments