Reali godet në afatin kalimtar, ka gati transferimin i cili do ta tronditë botën e futbollit (FOTO)

197
fresco

Real Madridi është i gatshëm të realizojë një super-transferim në afatin kalimtar të verës.

Reali do të futet në garë për sulmuesin e Manchester Cityt Sergio Aguero, raporton “Mirror”, përcjellë Gazeta Blic

Gjiganti spanjoll është admirues i madh i superyllit të Argjentinës, dhe besohet se do të kërkojë me çdo kusht transferimin e tij në verë, pasi ky i fundit nuk shihet më si titullar te City.

28-vjeçari u la në bankën rezervë në ndeshjen e fundit të Cityt në ligë ndaj West Hamit, pasi Guardiola ka preferuar brazilianin Gabriel Jesus para tij.

Guardiola ka insistuar se Aguero nuk është në shitje, por Reali pritet që të testojë seriozisht Cityn me një ofertë marramendëse, pasi mund të largojë sulmuesit Karim Benzema dhe Alvaro Morata nga klubi.

Argjentinasi ka vazhduar kontratën e tij me Cityn deri në vitin 2020, por kjo nuk mund ta ndalojë atë që në verë të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’.

Comments