VMRO në gjah pas Teuta Arifit?

169
16522960_10155114371010992_226609348_n.jpg

Tetovë, 4 shkurt – Njihet si një nga femrat e para që ka thyer tabu në politikën e Maqedonisë, duke qenë kështu një nga shqiptaret e para e vendosur në krye të proceseve të rëndësishme të vendit, Teuta Arifi ka krijuar atë imazhin e një femre të fortë e të pathyeshme, madje këtë e ka vërtetuar edhe në vendimet e marra në pozicionet që ka drejtuar deri më tani, shkruan kështu Zhurnal.

Ditëve të fundit, nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi ka qenë cak dhe shënjestër e mediave maqedonase proqeveritare të cilat kanë sulmuar me të madhe znj. Arifi në pjesën e deklarimit të pasurisë, pasuri kjo e realizuar gjatë kohës që ajo është nëpër pozicione të ndryshme përfshirë këtu një kohë deputete, pastaj zv.kryeministre për eurointegrime, kryetare e komunës por edhe profesoreshë universitare, pozicione këto shumë të arsyeshme për të arritur një pasuri të konsiderueshme përfshirë këtu edhe pozicionin e bashkëshortit të saj i cili poashtu ka një pagë solide.

Po pse ndodhi pikërisht ky sulm tash, pasiqë deklarimi i pasurisë tek Agjencia kundër korupsionit ekziston që moti!?

Teuta Arifi deklarimin e pasurisë  eka bërë që në momentin kur ka marë postet duke i përditësuar ato sipas rregullave të Agjencionit kundër korupsion mirëpo mediat maqedonase proqeveritare tek tash kanë nisur të `zbulojnë` pasurinë e saj, ndoshta frika se ka qenë pikërisht znj. Arifi ajo e cila ka ndaluar vendimin e BDI që të shkohet në koalicion me VMRO për të menduar mirë këtë vendim pasiqë ndoshta veprimi i tillë do të ishte fatal për vet partinë por edhe liderin e saj z. Ali Ahmeti? Ndonëse jo e deklaruar personalisht, këto mediat që burimet i kanë pasur nga brenda partisë kanë shkruar se ka qenë pikërisht zëri i fuqishëm i znj. Arifi në marjen e vendimit për moshkuarje në koalicion me VMRO.

Ndërkohë që po të analizohet e gjithë kjo shihet qartë se tendenca për `denigrim` në opinion të figurës së Teuta Arifit rrjedh pikërisht tash në kohën kur po afrohen zgjedhjet lokale dhe pikërisht nga media të cilat kontrollohen nga VMRO.

Ndryshe ditë më parë në ndërtesën e komunës së Tetovës kanë hyrë pa informuar inspektorët e punës të cilët kanë kontrolluar lokacionin brenda ndërtesës së komunës edhe atë një ditë pas marrjes së vendimit të BDI për moskoalicionim me VMRO, transmeton Zhurnal.

Comments