Tahiri nga Gjirokastra: E ftoj Tavon ta bëjmë vendin më të sigurt

175

screenshot-3_1486212764-2790948

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte sot në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës, duke iu bashkuar studentëve të Universitetit “Eqrem Çabej”, për të trokitur derë më derë në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë”.

Duke iu bashkuar punonjësve të Policisë, studentët universitarë do të trokasin derë më derë shtetasve, për t’iu bërë thirrje atyre që kanë ende armë, t’i dorëzojë ato pranë organeve të rendit.

Ministri Tahiri, në një prononcim për mediat lokale, u pyet edhe lidhur me akuzat e bëra nga deputeti i LSI Vangjel Tavo për implikim të policisë së shtetit me trafikantët e narkotikëve, akuzë kjo e përsëritur edhe në mediat greke nga ana e deputetit.

Por Ministri Tahiri zgjodhi të ftojë deuptetin Tavo të bëhet pjesë e nismës dhe energjisë siç tha ai, për një Shqipëri pa armë dhe të sigurtë.

“Shqipëria pa armë është objektivi ynë madhor. Unë jam këtu me studentët, me punonjësit e policisë. Jam këtu me pushtetin vendor, jam këtu me prefektin. Është i ftuar Vangjel Tavo dhe kushdo tjetër të na bashkohet. Ky nuk është objektiv jo i imi por është objektiv i yni, i shoqërisë në tërësi. Dhe besoj kjo është mënyra e vetme për të bashkuar energji dhe për të bërë një Shqipëri më të mirë.” tha Tahiri

Comments