Koreja e Veriut: Na sillni luftën nukleare

210

Koreja e Veriut: Na sillni luftën nukleare

Angazhimi i SHBA-së dhe Koresë së Jugut për një sistem të ri të mbrojtjes nga raketat është duke shtyrë gadishullin Korean në “prag të një lufte bërthamore” ka paralajmëruar Koreja e Veriut të premten.

Pheniani tha se sistemi i raketave, ishte pjesë e një komploti të përbashkët mes Seulit dhe Washingtonit, për të filluar një “sulm parandaluese në veri”, sipas një deklarate për agjencinë e lajmeve KCNA.

Deklarata përkoi me një vizitë të Sekretarit të ri amerikan të Mbrojtjes, James Mattis në Seul, ku ai u zotua për të vendosur sistemin mbrojtës “THAAD”, për të mbrojtur trupat e Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.

Mattis premtoi një përgjigje “të madhe” ndaj çdo sulmi të montuar nga Koreja e Veriut.

Comments