Konfrontimi i VMRO-DPMNE-Së me ndërkombëtarët, Musliu: Strategji afatshkurtër për nevoja personale

178

Konfrontimi i brendshëm I VMRO- DPMNE-së  por edhe me bashkësinë ndërkombëtare paraqet strategji momentale e partisë së Gruevskit për të konsoliduar rradhët e partisë së tij, vlerësojnë analistët e vendit.

Analisti Albert Musliu thotë se betejat e tilla të Gruevskit nuk janë afatgjata, por vetëm hedhje e fajit tek të tjerët në favor momental të partisë.

“Kjo është një strategji në vazhdë ku nonstop për partinë e Gruevskit është nevojitur një panik qoftë i brendshëm qoftë i jashtëm me qëllim që ta justifikojë atë ngjeshjen e aradhave edhe të vazhdojë tendencën të hudh fajin dikujt tjetër. Këtë me partnerët ndërkombëtarë nuk e shoh si ndonjë strategji afatgjate, mund vetëm çështja me Sorosin të ngritet edhe më lartë. Përndryshe me ambasadat dhe partnerët tanë ndërkombëtarë e shoh vetëm si refleksion të nevojës së momentit e jo si ndonjë strategji afatgjate.” – tha analisti Albert Musliu.

Ibrahimi: Me pasoja në rrafshin ndërkombëtarë

Analisti Selim Ibrahimi thotë se Gruevski vetëm po vazhdon me sjelljet e vjetra tanimë dy vite nga publikimi i bombave, ndërkaq ato intensifikohen me ardhjen e Tramp në pozitën e presidentit. Sipas Ibrahimit veprimet e tilla në rast se nuk ndërpriten mund të çojnë në ftohjen e raporteve të Maqedonisë me komunitetit ndërkombëtarë.

“Kjo është luftë e heshtur ndaj ndërkomëbatrëve dhe sigurisht nuk do të shkojë në favor të Maqedonisë …..…Kjo mund të sjellë në një zbehje të faktorit ndërkombëtarë ndaj Maqedonisë, largimit të personelit, zbehjes së investimeve të BE-së dhe kuptohet të reduktimit të ndihmave ndërkombëtare sidomos të SHBA-ve ndaj një qeverie e cila në rast se do të ishte autoritare.” – tha analisti, Selim Ibrahimi.

Sipas analistëve edhe partitë shqiptare duhet të jenë më syçelë gjatë formimit të qeverisë së ardhshme se si ajo do të krijojë raportet me ndërkombëtarët.

VMRO-DPMNE pas dështimit të formimit të qeverisë ka hapur fronte ”lufte” brenda dhe me faktorin ndërkombëtarë.

Partia e Gruevskit krijoji konflikte me Fondacionin Shoqëri e Hapur në Maqedoni dhe krijoji këshillin ”SOS” për të ”shpëtuar Maqedoninë nga George Soros”. LSDM u akuzua se është bashkëpunëtore e Sorosit.

Konfrontimet vazhduan me ambasadën amerikane pas prononcimit se dëshirojnë një qeveri  që do ta nxjerr Maqedoninë nga kriza.

Qëndrimi i tillë sipas VMRO-së ishte në kundërshtim me Administratën e presidentit Trump, duke dyshuar se kjo ambasadë e mbështet LSDM-në.

Në mbështetje të punës së ambasadorit amerikn në në Maqedoni Xhes Bejli ditë më pare doli edhe Departamenti Amerikan i shtetit , ku mes tjerash thotë se ambasada amerikane në Shkup punon conform ingerencave që ka, dhe DASH  mbështet plotësisht punën e ambasadorit Bejli.

Comments