Plumb në kraharor, shqiptarja në luftë me vdekjen

Një 45-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Umberto të kryeqytetit italianë, Romë.
Gjatë paradites, gruaja me origjinë shqiptare u gjet në agoni në qytezën Sant’Elia Fiumerapido, me një plumb të marrë në gjoks, raportojnë mediat lokale.
Hetimet kanë zbuluar se gruaja është qëlluar me armë nga partneri, i cili është nën hetim në gjendje të lirë.
Sipas mediave italiane, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

