Taulant Seferi -magjia e mesfushës dhe rruga e vështirë drejt ngritjes si futbollist

183
fresco

Image result for Seferi hat endlich ausgelitten

Një tjetër talent i madh i futbollit po shfaqet në horizont .Bëhet fjalë për Taulant Seferin që po ngritet në majat e futbollit dhe kjo falë talentit të jashtëzakonshëm si një mesfushorë shumë kreativ transmeton Faktiditor.ch.Por rruga e tij ka qenë e vështirë për t’ë gjetur veten së fundmi në njërin ndër klubet prestigjioze në Zvicër, aq më tepër kur ai vjen nga Maqedonia, gjegjësisht nga Kumanova dhe duke kaluar disa faza futbolli në elitën e futbollit po në Maqedoni përfshirë edhe vështirësitë me të cilat përballen futbollistët këtu.

Fillimi i karierës si futbollist

Talenti i tij shpërfaqet shumë herët në ndërkohë që menjëherë klubet e vërrejtën talentin e tij duke i mundësuar ngritjen dhe mundësinë e hapërimit të tij në sportin më masiv në botë- futbollin
Seferi filloi karrierën e tij te të rinjtë në klubin e tij FK Milano te Kumanovës. Pastaj në vitin 2011 ai shkoi në  Rabotnicki të Shkupit një skuadër elitare ndërkohë që debutimin e tij të parë me Rabotnickin e bëri më 5 tetor 2013 kundër Bregallnicës se  Shtipit në moshën 16 vjeçare , 10 muaj dhe 20 ditë duke hyrë si zëvendësues në minutat shtesë . Ai shënoi golin e tij të parë më 23 nëntor 2013 kundër Shkëndijën në Tetovë në minutën e 81 .Ai e përfundoi sezonin e tij të parë në Rabotnicki me 16 ndeshje dhe 3 gola. Më pas ai ka luajtur 12 ndeshje në sezonin 2014-15.

Hapi i madh në karierë-Seferi zhvendoset në Zvicër

Në vitin 2015 Seferi u zhvendos në Zvicër në klubin e njohur atje BSC Young Boys. Fillimisht ai ka luajtur një ndeshje me ekipin U-21 në . Më pas ai ka debutuar me ekipin e parë më 14 shkurt 2015 kundër Grasshopper duke hyrë si zëvendësues në minutën e 78 në vend të Renato Steffen. Pesë ditë më vonë ai bëri debutimin e tij në një ndeshje të përmasave tjera gjegjësisht në garën prestigjioze në UEFA Europa League -kundër Evertonit .Më vonë ai bëhet një anëtar i rregullt i ekipit të parë nën drejtimin e trajnerit Uli . Në mars 2015 ai pësoi një dëmtim të vështirë në gju i cili e bëri atë të jetë për një kohë jashtë terrenit dhe në ndërkohë iu nënshtruar një operacioni . Lëndimi e mbajti atë jashtë loje për 1 vit e gjysmë. Ai u kthye në fushë në tetor 2016 duke luajtur me ekipin U-21. Ai u kthye në ekipin e parë më 5 shkurt 2017 duke luajtur kundër Sionit./Faktiditor.ch/.

Image result for taulant seferi

 

Comments