Me këtë celular nuk do të keni më probleme me harxhimin e shpejtë të baterisë

331

Shumë shpejt mund të vijë zgjidhja për ata që kanë smatphone, dhe që u ka ardhur në majë të hundës rënia e menjëhershme e baterisë. Samsung së shpejti pritet të dalë në treg me dy seritë e reja të celularëve, S8 dhe S8 Plus.

Burime nga vetë kompania koreane zbulojnë se S8 do të ketë bateri pothuajse perfekte, më të mirën që ka ekzistuar ndonjëherë. Bateria e S8 do të jetë 3,250mAh ndërsa e S8 Plus 3,750mAh. Me këto statistika që kanë bateritë do të jenë më efektive dhe do ta bëjnë atë të jetojë më gjatë.

Pritet që dy Samsung-ët e rinj do të dalin më 21 prill dhe për to do të duhet të paguani 800 euro për S8 dhe 900 euro për S8 Plus.

Comments