Ministri Shala: Në Mitrovicë nuk do të ketë më mur, por vazo me lule

178
fresco

untitled2

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala duke folur për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës ka thënë se është duke u zbatuar implementimi i marrëveshjes së realizuar.

“Gjithçka po shkon sipas planit, marrëveshjes dhe asaj që është ligjore. Marrëveshja parasheh gjithë hapat operacional dhe juridik të rrëzimit të murit dhe pastrimit të zonës si dhe zbatimin e projektit nga instancat vendore dhe më pas rregullimin e sheshit në atë pjesë të qytetit”.

Shala në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova ka insistuar se në atë pjesë ku është rrënuar muri nuk do të ketë më një mur, por një shesh.

“Them me përgjegjësi të plotë se nuk do të ketë më mur. Ai është pjesë e së kaluarës. Po punojmë që ajo pjesë të shndërrohet në shesh, që do të ketë shteg biciklistësh, këmbësorësh, ndihmës së parë dhe zjarrfikëseve”.

“Aty do të ketë një rrugë moderne që lidh Kroin e Vitakut, lagjen e Boshnjakëve, Mitrovicën Veriore dhe Mitrovicën Jugore”.

“Çështja e interpretimit të qarqeve të caktuara mund të jetë e ndryshme, por aty nuk do të ketë muri të ri. Aty do të ketë vazo me lule”.

“Nga rrethi në krahun e majtë vazhdon rruga që është legale, kurser në pjesën e djathtë të rrethrrotullimit do të kemi portën për këmbësorë, që është e ndaluar për makina, pasi si gjithkund nëpër sheshe është e ndaluar të ketë makina”.

Shala ka treguar se për gjithçka që është duke u punuar në pjesën ku është rrënuar muri, ka koordinim me nivelin lokal të Mitrovicës së Veriut.

“Është debatuar gjatë për punët dhe dizajnin dhe nuk ka arsye që të ndryshohet diccka. Negociatat janë zhvilluar më shumë se një javë rresht”.

“Ka shumë orë dhe disa netë të gjata bisedime për gjetjen e zgjidhjes. Këto takime janë mbajtur në zyrën e Kryeminstrit Isa Mustafa”.

Comments