Kush është gjahu i radhës i PSP-së?

219
fresco

Kush është gjahu i radhës i PSP-së?

Pas “Tankut” dhe “Tarifës’, pritet rasti ardhshëm nga PSP-ja. Publiku është në pritje se çka do të dalë nga ekipi Janevës në të ardhmen nga “bombat” që i publikoi opozita e që duhet të jenë lëndë për përpunim të speciales, por në kasafortën e PSP-së ka me qindar biseda që nuk u lëshuan dhe opinion nuk i di për të cilat poashtu është në pritje, transmeton FLAKA.mk

Nje pjesë e mediave të cilat vlerësohen si përkrahëse të VMRO-DPMNE-së, raportuan se Prokuroria Sepciale Publike i heton donacionet të partisë së Gruevskit, gjegjësisht financimin e saj. Gjoja, deri tani janë thirrur në bisedë mbi 1.000 funksionarë dhe anëtarë të partisë dhe janë pyetur për donacionet e tyre për VMRO-DPMNE-në para zgjedhjeve të vitit 2014-të, gjegjësisht se kanë ekzistuar dyshime se paratë nuk i kanë dhuruar ata dhe si dëshmi PSP-ja ka inçizime nga bankat. Mediat të cilat e publikuan këtë informacion sollën edhe disa deklarata nga anëtarët e partisë të Nikolla Gruevskit të cilët pohojnë se janë thirrur në bisedime në PSP.

Nga PSP deri më tani nuk ka asnjë informatë nëse ka filluar ndonjë procedurë para-hetimore për financim të VMRO-DPMNE-së. Por, para katër muajsh prokuroria Janeva sikur paralajmëroi se do të  ketë hetim lidhur me financimin e partive politike. Ajo kërkoi përgjegjësi penale për partitë politike edhe për ato mjete që janë pranuar si subvencione, gjë e cila ekziston në Kodin penal. Sipas saj gjoba individuale është e pamjaftueshme, derisa krimi bëhet në emër të kolektivit dhe interesit të tij.

Comments