Mesfushori kosovar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Crystal Palacet.
Shaqiri 25-vjeçar i mungoi Stoke Cityt në dy ndeshjet e fundit në Premier League për shkak të problemeve me muskuj.
“Stoke City do të jetë më i kompletuar për ndeshjen kundër Crystal Palace, pasi në stërvitjeje janë kthyer Glen Johnson e Xherdan Shaqiri. Shaqiri vuajti nga problemet me muskuj”, njofton “The Sun”.
Reprezentuesi i Zvicrës gjatë këtij edicioni për shkak të problemeve me muskuj dhe lëndime të tjera ka munguar disa herë. Ka luajtur 14 ndeshje me fanellën e Stoke Cityt dhe ka shënuar tre gola.
Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2020. Te Stoke City u transferua në verën e vitit 2015 nga Interi. Karrierë ka bërë edhe te Bayern Muencheni e Baseli.