Gjuriç: Ekziston marrëveshja për strukturën e re në Veri

181
fresco

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar se për heqjen e murit në Mitrovicë ekziston një marrëveshje dhe se askush nuk ka të drejtë të manipulojë rreth situatës.

Ai u pyet nga mediat në Beograd nëse muri do të zëvendësohet me një strukturë të re, Gjuriç, deklaroi se për këtë është përgjegjës kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe se ai ka falur gjatë dhe me detaje për çështjen.

Ai dënon edhe atë që e konsideron “valën e re të kërcënimeve ndaj serbëve në Kosovë”, duke nënvizuar se pranë një kishte në zonën e Rahovecit është gjetur një bombë.

Comments