
Milani ka arritur më në fund të marrë 3 pikë ndaj Bolonjës, pas tre humbjeve radhazi në Serie A.
Dhe këtë e bëri me dy lojtarë më pak në fushë, transmeton Koha.net.
Ishte Paletta i pari që u përjashtua nga ky takim kur në minuan e 37 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Ndërsa në minutën e 59 Kucka u përjashtua nga loja, që gjithashtu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Golin e fitores në këtë takim e shënoi Pasaliç në minutën e 89, pas asistimit nga Deulofeu.
Me këtë fitore Milani arrin në kuotën e 40 pikëve dhe mban vendin e shtatë, kurse Bologna mban vendin e 13-të me 27 pikë.

