Kancelarja gjermane Angela Merkel është duke planifikuar të paraqesë një plan të ri për të përshpejtuar procesin e deportimit të azilkërkuesve të refuzuar, duke përfshirë “qendrat të veçanta për nisjen” dhe më shumë ndihmë financiare për ata që vendosin të largohen vullnetarisht, thonë raportet e mediave gjermane.
Kancelarja pritet të paraqesë një projekt-rezolutë që përmban një plan të ri me 16 hapa që duhet të lehtësojnë dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar. Plani do paraqitet për herë të parë në takimin e saj me kryetarët e autoriteteve gjermane rajonale ditën e sotme, raporton e përjavshmja gjermane “Der Spiegel”.
“Numri i azilkërkuesve të refuzuar, të cilët janë subjekt i dëbimit, do të vazhdojë të rritet në vitin 2017”, citon “syri.net” gazetën gjerman e cila sqaron se situata ne vend kërkon “përpjekje mbarëkombëtare që synojnë përmirësimin e politikave të dëbimit. ”
Merkel ka thënë më parë se 40 për qind e kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani janë mohuar.
Vetëm kohët e fundit, ajo pohoi se në muajt e ardhshëm politika e qeverisë do të përqendrohet vetëm në “riatdhesimin, riatdhesimin dhe riatdhesim” e azilkërkuesve./SYRI.net/
