MINISTRIA E MJEDISIT – DEBAT PUBLIK NË KOMUNËN E TETOVËS
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinore sot ftoi qytetarët e Tetovës në debat publik, për të diskutuar në lidhje me “Studimin e vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit jetësor për projektin: Ndërtimi dhe rikonstruksioni i sistemit të kolektorëve dhe kanalizimeve dhe ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza për aglomeracionin e Tetovës”.
Por interesi dhe pjesëmarrja e qytetarëve në debat ishte shumë i vogël.
Ndërsa projekti për degëzimin e kanalizimit dhe ndërtimin e kolektorëve do të kushtoj 30 miliom euro, pjesa më e madhe prej 23 milion eurosh do të financohet nga IPA fondet, ndërsa pjesa e mbetur nga qeveria e Maqedonisë.
Faza e parë e projektit pritet që të përfundojë në periudhë tre vjeçare, theksuan për gazetarët nga Komuna e Tetovës.

