Nuhiu-Hahn: Siguria, prioritet për Maqedoninë

Euro-komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn ka takuar te premten ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiun transmeton Faktiditor.ch.Me kete rast eshte diskutuar midis tyre për sigurinë në vend.
“Ishte respekti ynë të jemi nikoqir i Johannes Hahn në hapësirat e MPB-së. Eurokomesari Hahn shprehu mbështetjen e drejtërdrejtë teknike dhe materiale për policinë e Maqedonisë. Mirënjohje dhe respekte! Në këtë ngjarje ishin edhe personalitetet tjera të jetës politike dhe diplomatike si zv.kryeministri për çështje europiane, Arbër Ademi, Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku dhe shkëlqësitë e tyre ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni!”, ka deklaruar ministri Nuhiu.

