Kriza me emigrantë, BE-ja i dhuron policisë 33 vetura

162

Bashkimi Evropian i dhuroi 33 makina policisë kufitare dhe drejtorisë për menaxhim me krizat. Donacioni që u dorëzua nga eurokomesionari evropian Johannes Hahn, kap vlerën prej rreth 800 mijë eurosh. Autoritet e vendit thanë se kjo ndihmë paraqet një mirënjohje nga ana e BE-së për kontributin dhe menaxhimin me krizën e emigrantëve.

Sot është një kapitull tjetër i rëndësishëm i mbështetjes tonë. Unë jam i lumtur të dhuroj këto makina autoriteteve të vendit që ballafaqohen me krizën. Kjo gjithashtu do të ndihmojë për të përmirësuar më shumë kapacitetet e institucioneve kombëtare për të parandaluar, trafikimin e njerëzve dhe krimet ndërkufitare – tha eurokomesari  Johanes Hahn.

Ky donacion i përbërë nga 31 automjete terreni me vlerë prej 800 mijë eurosh para së gjithash është i dedikuar për përforcimin e kapaciteteve teknike me qëllim të funksionimit më të lehtë dhe më efikas të saj, sipas standardeve profesionale bashkëkohore dhe për tejkalimin e sfidave në luftën kundër kërcënimeve ndërkombëtare dhe krimit ndërkufitar dhe veçanërisht me sfidat që kanë të bëjnë me krizën e migrantëve – ministri i brendshëm Agim Nuhiu.

Comments